
Gazetari Elkier Bushkolaj, ka komentuar investigimin që ka bërë kanali italian 'Rai 3'.
Bushkolaj është shprehur se Agaçi ka qenë jurist te një prej studiove ligjore më të famshme në Itali e cila punën kryesor e kishte me personazhe që janë shtetas shqiptar dhe që merreshin me trafikimin e lëndëve shumë të mëdha të narkotikëve nga vendet latine drejtë Shqipërisë.
“Ka rezultuar që përgjatë këtyre viteve që shumë operacione që janë nisur nga autoritete italiane dhe janë sabotuar nga autoritetet shqiptare dhe si në rastin e një grupi që ishte mes Lezhës dhe Kurbinit ku kishin fakte se grupi kriminal po trafikonte drogra të forta dhe përpara operacionit ky grup i njoftuar.
Autoritete italiane janë prej vitesh që po hetojnë grupet shqiptare dhe ata në momentin që bëjnë arrestimet dënimet janë maksimale pasi hetimet shkojnë deri në fund dhe faktohen për veprimtarinë e paligjshme.
Agaçi ka qenë jurist te një prej studiove ligjore më të famshme në Itali e cila punën kryesor e kishte me personazhe që janë shtetas shqiptar dhe që merreshin me trafikimin e lëndëve shumë të mëdha të narkotikëve nga vendet latine drejtë Shqipërisë”, theksoi ai në “Syri TV”.
Lini një Përgjigje