TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Prill 2024, 17:35

Sulmet e Metës ndaj SPAK, Indrit Vokshi: PL parti aksionerësh, t’i japim kurajo prokurorisë që të mbyllet kapitulli i autoritarizmit

Shkruar nga Pamfleti

Sulmet e Metës ndaj SPAK, Indrit Vokshi: PL parti aksionerësh,
Analisti Indrit Vokshi ka komentuar sulmet e Ilir Metës ndaj SPAK dhe kreut të saj Altin Dumani. Ai tha se PL është parti aksionerësh pa bazament ideologjik. Arsyeja që sipas tij çon në sulme ndaj drejtësisë së re është pasi politikanët shqiptarë nuk janë mësuar të hetohen. Ai tha se Meta ka përjetuar një traumë politike, pasi ka humbur statusin politik që ka pasur në shoqërinë shqiptare.

“PL nuk ka ndonjë bazament ideologjik, ka qenë parti aksionerësh ,duhet të ketë përplasje mes aksionerëve. SPAK me çfarë thuhet ka në hetim çështje që prekin krerët e PL. Kjo ka shkaktuar traumë politike. Politikanët nuk janë mësuar të hetohen, kanë qenë ata që e kanë kontrolluar politikën. Në traumë bëhen veprime të çuditshme. Zoti Meta ka përjetuar një traumë politikë, për shkak të humbjes së statusit politik që ka pasur në shoqërinë shqiptare. Nuk jemi psikiatër që të shqyrtojmë gjendjen të Metës. Por duket se vjen nga humbja e statusit politik”, u shpreh ai për “ReportTV”.

Vokshi vijoi duke thënë se duhet t’i japim kurajo Prokurorisë, që të mbyllet kapitulli i politikanëve autoritarë.

“Duhet ti japim kurajo prokurorisë. Abuzimi ka qenë i madh. Arroganca është shumë e fortë. Autoritarizmi ka qenë shumë i fortë. Ne nuk jemi subjekte të SPAK, nuk na mbetet gjë tjetër veçse ti japim kurajë Prokurorisë. Të mbyllet kapitulli i politikanëve autoritarë. Për 30 vjet kanë drejtuar me dorë të hekurt me arrogancë dhe nuk kanë dashur kurrë të respektojnë kushtetutën dhe ligjin. Ligji ashtu siç është konceptuar, për të mbrojtur interesa të qytetarëve. Jo për interesat e politikanëve”, tha Vokshi.

partia e lirise ilir meta indit vokshi

Lini një Përgjigje