
Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, ka komentuar shkrimin e RAI3 që e cilësonte Ëngjëll Agaçin si avokat të trafikantëve. Ai tha se Shqipëria është e zhytur në korrupsion, duke e cilësuar Ramën si një hajdut me grup grabitësish.
Alizoti foli edhe për blerjen e mediave nga politikanët duke thënë se Rama po paguan mediat që të bëjnë shkrime pozitive për Shqipërinë. Ai theksoi se medias i është kushtuar shumë vëmendje pasi ka fuqinë e zhvendosjes së vëmendjes nga një skandal.
“Nuk ka njeri që nuk e kupton që Shqipëria është zhytur në korrupsion të madh. RAI tregoi se Rama është hajdut me grup grabitësish. Është një hajdut, që me paratë e tij paguan mediat, avokatët, që të bëjnë shkrime pozitive për Shqipërinë. Situata në Shqipëri është skandaloze. Medias i është kushtuar shumë vëmendje, sepse media mund të zhvendosë vëmendjen nga një skandal. Kujtojmë se Arben Ahmetaj tha akuza të rënda dhe dolën analistët që deklaruan se akuzat janë të motivuara politikisht, ja efekti që ka media.
Kemi shtet të inkriminuar, që nesër prapë në media zyrtarët e mazhorancës do të thonë se nuk bën opozita, por në botë kudo problem është qeveria e jo opozita. Nëse del në Shqipëri me dosje që nxjerr fakte etj, je i rrezikuar, sepse vendi ynë është mafioz dhe i rrezikshëm. Këtë e thotë RAI. Ne e dimë se ku jetojnë politikanët dhe çfarë jete bëjnë. Njerëzit duhet të protestojnë, sepse po vidhen haptazi dhe në mënyrë kriminale”, tha Alizoti për “News24”.
Lini një Përgjigje