Gazetari Artan Hoxha tha se Mjaçaj nuk i ka kapacitetet për të futur një armë brenda burgut teksa shton se pistoleta është futur nga persona të tretë brenda qelisë.
Hoxha shprehet se pagesën për ngjarjen kriminale në burgun e Peqinit të kryer nga Sokol Mjaçaj e merr tjetër kush dhe jo ato brenda.
"Ministri ka lëshuar atë urdhër për ta çuar në regjimin 41 Bis sepse ka pasur informacion se ky i dënuar dhe ky është një i dënuar, nuk ka qenë pjesë e një bande kriminale, por është një kriminel ordiner. Familja e tij jeton në kushte ekstreme varfërie. Vjen nga një fshat të një zone shumë të thellë. Kishte takime shumë të rralla. Sokol Mjaçaj nuk i ka kapacitetet për të futur një armë aty. Nuk ka as mundësinë financiare, as njerëzore dhe as kontaktet. Arma është futur nga persona të tretë, të cilët duke gjetur të çara në sistem, ja kanë çuar armën atij. Nuk e ka futur ky armën. Pagesën e kësaj ngjarje e merr tjetër kush, nuk e marrin ata brenda."-shtoi më tej gazetari.
Lini një Përgjigje