
Ish-shefi i Policisë së burgut të Peqinit, Faik Basha, shpjegoi arsyet përse të burgosurit VIP u transferuan nga burgu i Durrësit, te ai i Fierit.
Në një intervistë për emisionin “Now” në “Euronews Albania”, ai tha se burgi i Fierit është i ndërtuar së fundmi duke respektuar parametra të bashkimit Europian për këto lloj institucionesh.
“Nuk ka ndonjë ndryshim, Burgu i Fierit ka parametra të ndërtimit të kohëve të fundit, sipas parametrave të Bashkimit Europian për këto lloj institucionesh.
Burgu i Durrësit është i amortizuar, është burg i vjetër, nuk mund të mbajë këto lloj kapacitetesh. Ka një analizë rrisku, që për mua po të kishte funksionuar do kishte funksionuar te burgu i Peqinit”, tha Faik Basha.
Lini një Përgjigje