TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Dhjetor 2023, 21:29

Kulluri ironizon thirrjen e Berishës për mosbindje civile: Gjithnjë premtohet qameti dhe në fund asgjë nuk ndodh!

Shkruar nga Pamfleti

Kulluri ironizon thirrjen e Berishës për mosbindje civile:

Sekretari për marrëdhëniet me publikun në Partinë Demokratike, Edvin Kulluri duke komentuar protestën e paralajmëruar ditën e enjte nga grupimi i Sali Berishës, ai tha se do të jetë një dështim.

Në një intervistë për emisionin “Debat2 në “A2CNN”,  Kulluri me ironi u shpreh se disa herë është premtuar se do të ndodhë qameti në protestat e opozitës, teksa e krahasoi tubimin e radhës me mitingjet e vullnetarëve të Enverit.

Është e disata herë që premtohet që do bëhet qameti, por nuk ka ndodhur dhe kjo është treguar te kutia e votimit. Pushteti nuk merret me protesta, as me tymuese. Opozita është e përçarë. Berisha është në pozitë të vështirë. E ka mbyllur ciklin.

Unë e mbështeta Foltoren, por jo kthimin e Berishës. Nuk mund të riciklohet si një lider fitues, ndonëse ka njerëzit e vet dhe adhurues. Fitorja e zgjedhjeve nuk është çështje adhurimi e liderit, por ekipi, e filozofie dhe njerëzit nuk e gjejnë në asnjë prej kaheve të opozitës. Këto më kujtojnë mitingjet e vullnetarëve të Enverit”, tha Kulluri.

kulluri berisha

Lini një Përgjigje