TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Dhjetor 2023, 20:46

Pranimi i kërkesës për arrestimin e Berishës, Zheji: SPAK po vepron me shumë kujdes, ka përballë personin që solli '97-ën

Shkruar nga Pamfleti

Pranimi i kërkesës për arrestimin e Berishës, Zheji: SPAK po

Analisti Artur Zheji tha se procedurat e SPAK kanë qenë në mënyrë indirekte një ‘ndihmë’ ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ai theksoi se hapat e drejtësisë ndaj ish-kryeministrit duhet të ishin të sakta dhe të painterpretueshme.

“Fakti është që po procedohet kundër Sali Berishës, ish-presidentin ish-kryeministër, natyrë e fortë, natyrë që në faza të caktuara ka destabilizuar Shqipërinë. Brezi jonë e di mirë ’97 dhe e ka mallkuar atë periudhë të tmerrshme. Meqë personi është i veçantë në këtë rast dhe ka një rol drejtues të rëndësishëm në opozitë, me procedura juridike ndaj tij bëhet me veprime më perfekte. Unë opinioni publik duan që hapat e drejtësisë ndaj këtij personi, them që do të duhet të ishin të pastra dhe të painterpretueshme. Them që këtu SPAK ka treguar ndrojtje, por ka qenë një ndihmë indirekte e Berishës”, tha Zheji për “Abc News”.

spak artur zheji berisha

Lini një Përgjigje