TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Dhjetor 2023, 19:12

Show i Mirel Mërtirit, eksperti: SPAK të gjurmojë paratë e deklaruara prej tij, inceneratorët grabitja më e madhe

Shkruar nga Pamfleti

Show i Mirel Mërtirit, eksperti: SPAK të gjurmojë paratë e

Eksperti Zef Preçi ka komentuar hetimet dhe arrestimet e SPAK për inceneratorin.

Ai tha se SPAK duhet të hetojë shifrat dhe ato të dhëna që kanë dalë duhet të interpretohen në mënyrën e duhur për të gjurmuar paratë dhe për të shkuar te përgjegjësia.

“Duhet pranuar se ky është një shërbim që i bëhet, i’a bën media që i’a dha për tu shfaqur, është një presion pozitiv mbi SPAK që duhet ta ushtrojmë të gjithë dhe duhet të japim mbështetje që ato shifra ato të dhëna që kanë dalë, duhet të interpretohen në mënyrën e duhur të tentohet për të gjurmuar paratë pasi nuk ka mënyrë tjetër për të shkuar te përgjegjësia.

Përtej daljes së sforcuar të tij ajo është me kërkesën e tij, mendoj se ka interesa për ta zhvendosur nga problemet e vërteta që ka kjo aferë pasi është vetëm një nga aferat që kanë dalë pasi janë edhe ato në shëndetësisë. Është një ndihmesë për ta avancuar eksplorimin e të vërtetave që shoqërojnë grabitjen e buxhetit të shtetit.

Duhet ta pranojmë që grabitja më e madhe është ajo që bëhet me aktet ligjore, nuk janë ata që dalin me maskë apo ata që grabisin një tender të vogël por këta që bëjnë vendimmarrje të kësaj natyre që çojnë në devijimin për buxhetin për paratë publike.

Po të shikoni kontratën, çmim për ton ka vetëm për mbetjet urbane ndërkohë që për inertet nuk ka çmim. Për inertet është krijuar një monopol me vendimmarrje, janë kushtëzuar firmat e ndërtimit me depozitimin e mbetjeve dhe jo vetëm që i çonin por edhe i blinin.

Jo të gjitha mbetjet kanë shkuar atje dhe ka shërbyer si një burim parash për segmente të tjera të administratës dhe kjo e shpjegon heshtjen që ka administrata e interesuar për këtë minierë që praktikisht shkarkon...

Fakti që janë paguar depozitimi i mbetjeve është largim nga kuadri ligjore pasi është bashkia që cakton vend-depozitimin e mbetjeve urbane sepse jo të gjitha duhet të shkojnë atje.

Dhe më qesharakja është se në vend që me i zbrit nga pagesa për ton sepse kjo është më shumë se pagesa që ka bërë brenda një viti shteti dhe në vend që ti zbriste ka paguar edhe vetë bashkia.

Vazhdimi i kësaj kontrate ngre pikëpyetje shumë të mëdha”, tha Preçi për “Syri TV”.

mirel mertiri spak inceneratori

Lini një Përgjigje