TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Dhjetor 2023, 20:25

“Berisha ka frikë nga prangat”, Zheji: Bardhi është si mesfushor, nuk e di se çfarë të bëjë

Shkruar nga Pamfleti

“Berisha ka frikë nga prangat”, Zheji: Bardhi është

Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë thirrje për protesta si një shenjë kundërshtimi ndaj hetimeve të SPAK.

Ndërsa të enjten në seancën e radhës plenare pritet që të votohet në Kuvend edhe heqja e imunitetit, ndaj tij. Sipas Zhejit Bardhi gjithmonë ka lujtur si mesfushor dhe nuk e di se çfarë të bëjë.

Analisti Artur Zheji u shpreh se tashmë ish-kryeministri Sali Berisha ka vendosur të këshillohet me avokatë, duke shtuar se situata është shumë e ashpër.

“Hera e parë që dëgjojmë doktorin që ka vendosur të këshillohet me avokatët. Rasti është që me të vërtetë situata është e ashpër dhe avokatët janë të shqetësuar. Sidomos Gjokutaj dha shenjat e situatës së rëndë, kur në një moment të caktuar bënte apelim politik. Qartazi publiku kupton që SPAK është duke forcuar masën shtrënguese për arsye të refuzimit të pa këshilluar nga avokatët të Berishës për të mos qenë pjesë e procesit. Është edhe gjykata që kërkon gatishmërinë, komunikimin me të hetuarin. Pra duan ta kenë në dispozicion, pra me hir apo pa pahir do shkosh dhe këtu beteja transferohet në Kuvend. Lëvizja e Gazment Bardhit s’më habit. Gjithmonë ka luajtur si mesfushor është në një udhëkryq. Të mbash edhe pozicion amerikan dhe të biesh në pozicione jo të këshillueshme nga amerikanët dhe të rrish me dy kuaj, është pak e vështirë”, tha Zheji në "ABC News".

artur zheji sali berisha gazment bardhi

Lini një Përgjigje