TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Dhjetor 2023, 20:22

Injorimi i masës së sigurisë nga Berisha, Spartak Braho: S’është hera e parë, të njëjtën gjë bëri dhe në ‘98-ën!

Shkruar nga Pamfleti

Injorimi i masës së sigurisë nga Berisha, Spartak Braho:

Ish-deputeti Spartak Braho duke folur lidhur me aprovimin e kërkesës së SPAK, nga Këshilli i Mandateve, deklaroi se kjo nuk është hera e parë që Sali Berishës i është hequr imuniteti.

Në një intervistë për emisionin “Frontline”, ai deklaroi se Berishës ju hoq imuniteti në vitin 1998 për grusht shteti dhe se refuzoi që të paraqitej në komision. Braho theksoi se asokohe Sali Berisha u mor me forcë, ndërsa shtoi se nuk u paraqit asnjëherë në prokurori.

“E mban veten si kampion i zbatimit të ligjit. Në vitin 1998 prokuroria kërkoi heqjen e imunitetit të Sali Berishës për grusht shteti. Unë kam qenë kryetar i komisionit në atë kohë. E thirra disa herë që të paraqitej për të shqyrtuar. Ishte një komision miks. Madje një nga anëtarët më aktiv ishte Nikoll Lesi që votoi pro heqjes së imunitetit.

Ata të PD-së nuk qëndruan, ikën nga komisioni. E morëm forcërisht Sali Berishën, ja komunikuam se komisioni ka vendosur të heqë imunitetin. Masë të cilën e miratoi po atë natë Kuvendi. 4 vite prokuroria e thirri vazhdimisht dhe ai nuk u paraqit asnjëherë. Ky është Sali Berisha. Unë atë kam hall se ky do të dalë do të bëjë rrëmuja, se do t’i shkojë polici poshtë shtëpisë dhe do të kërcënojë u hodha nga ballkoni”, tha Braho.

braho spak

Lini një Përgjigje