
Gazetari Poli Hoxha u shpreh se nuk e kupton faktin se pse opozita përtej aksionit politik përmes protestave nuk thotë se kush është rrugëzgjidhja që ajo ofron.
Sipas tij opozita flet për Kushtetutë ndërsa nuk e njeh fare SPAK-un si institucion kushtetues dhe Berisha ka thënë se nuk do ta njohë vendimin e Gjykatës së Posaçme.
“Çështja është se këta si opozitë nuk e njohin fare SPAK-un si institucion kushtetues, ndërsa flasin për Kushtetutë.
Berisha muajt e fundit nuk e ka njohur SPAK-un, tani as parlamentin, sot tha se nuk do njohë as vendimin e Gjykatës.
Kërkesa e SPAK-ut ka dalë që me datë 20 nëntor dhe këta që ankohen sot nuk e çuan as në Gjykatë Kushtetuese”, u shpreh ndër të tjera gazetari Poli Hoxha.
Lini një Përgjigje