TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Dhjetor 2023, 22:19

Vrasja e Arben Lleshit, Beci: Mjacaj është ndihmuar nga punonjës të burgut, pistoleta me mulli që përdori nuk futej dot ndryshe

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e Arben Lleshit, Beci: Mjacaj është ndihmuar nga punonjës

Ish-prokurori Eugen Beci ka zbuluar detaje lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi në burgun e Peqinit, ku i dënuari Sokol Mjacaj qëlloi për vdekje Arben Lleshin dhe plagosi një tjetër të dënuar me armë zjarri.

Ai u shpreh se teoria për futjen e armës së vrasjes pjesë-pjesë nuk qëndron, pasi pistoleta tip revolver me mulli nuk mund të çmontohet për të lehtësuar futjen e saj në burg.

Sipas tij dikush ka blerë revolverin dhe ia ka dhënë Sokol Mjacajt përmes një gardiani apo polici të burgut.

“Të shkosh në burgun e Peqinit dhe të flasësh për mungesë skaneri, kamerash, kur çdo personi që hyn në burg dhe çfarëdo sendi që hyn kontrollohet imtësisht dhe të futet një pistoletë revolver me mulli, e cila nuk çmontohet, pra nuk mund të futet pjesë pjesë. E rëndësishme është të ruhet rendi brenda burgut. Ka nevojë që ministria e drejtësisë të mbledhë informacione dhe të marrë konfirmime nga institucionet e tjera. Sistemi i burgjeve duket sikur është në një ishull më vete.

Minimalisht dikush ka blerë revolverin dhe ia ka dhënë Sokol Mjacajt përmes një gardiani apo polici. Në veprimet e tij ka pasur bashkëpunim me një punonjës. Vrasja është kryer në bashkëpunim. Këto raste janë kambanë alarmi për situatën në burgjet shqiptare”, tha Beci për "Open".

eugen beci sokol mjacaj

Lini një Përgjigje