TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Dhjetor 2023, 22:28

"Ka 50 kallëzim për të dënuar që porosisin vrasje", gazetarja: Grupet kriminale drejtojnë nga burgu emisione televizive

Shkruar nga Pamfleti

"Ka 50 kallëzim për të dënuar që porosisin

Gazetarja Anduena Llabani tha se ka të dënuar me burgim të përjetshëm në burgjet shqiptare që mbajnë sende të jashtëligjshme dhe porosisin vrasje nga qelitë.

Në një intervistë për “Euronews Albania” ajo u shpreh se ka denoncime për 50 prej të dënuarve dhe për 8 punonjës të administratës së burgjeve.

Po ashtu, ajo theksoi se ka nga ata të dënuar që drejtojnë emisione televizive nga qelitë.

“Të gjithë kamerat në burgun ku ndodhi ngjarja kanë funksionuar. Edhe pjesa e skanerit është një proces që ndihmon. Prej 6 mujash Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka nisur një verifikim për të gjithë këta që quhen kriminelë të racës, që janë në burgjet shqiptare.

Madje ka referime nga inteligjenca sesi këta operojnë. SPAK ka kërkuar vënien në përgjim të 50 të dënuarve në burgjet shqiptare. Para 1 muaji e gjysmë, drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka referuar në Prokurorinë e Elbasanit kallëzime penale për 8 punonjës të administratës së burgjeve, 50 të dënuar me burgim të përjetshëm dhe është në pritje të vijueshmërisë së procesit hetimor.

Janë persona që drejtojnë grupe kriminale, mbajnë sende të jashtëligjshme dhe kanë bërë porosi edhe për vrasje. Madje ka njerëz prej këtyre që drejtojnë edhe emisione televizive”, tha Llabani.

Lini një Përgjigje