
Gazetari Andi Bushati ka deklarua se është ende herët për të thënë nëse SHBA e mbështet apo jo SPAK-un, pasi kjo do shihet kur ambasada amerikane të jetë efektive në punë.
Bushati vuri në dukje se mbështetja e Uashingtonit për SPAK-un nuk varet nga dy ekspertë teknicienë që shfletojnë dosjet me Altin Dumanin.
I pyetur për pretendimet e SPAK-ut për presion nga politika, Bushati tha: “Gjykatësit e GJKKO dhe prokurorët e SPAK-ut, ruhen, paguhen për të duruar edhe këtë presion, dhe kjo s’është veçori shqiptare, shikoni çfarë ndodhi në Francë dy ditë më parë, kur Le Pen u dënua nga gjykata. Gjykatës dhe prokurorë që janë të mbrujtur për të marrë vendime të tilla, padiskutim që edhe kundër reagimin do ta kenë të këtyre përmasave. SPAK-u ka më shumë njerëz që i bëjnë hosana se sa njerëz që i bëjnë presion, kështu që këtë gjë s’e shoh me shqetësim. Institucionet që prezumohen t’i mbrojnë dinjitetin SPAK-ut, janë në konflikt interesi, pasi prezumohet që SPAK-u t’i ketë subjekt të punës së vet. Hiq ndonjë nga këto organizmat si KLP, që shpesh herë kanë bërë ndonjë deklaratë pro SPAK-ut, SPAK-u në këtë sistem s’mund të kërkojë mbrojtje nga të korruptuarit”.
I pyetur mbi rikthimin e ekspertëve amerikanë në SPAK, Bushati tha se jemi shumë shpejt për të thënë nëse ka braktisje të SPAK-ut nga amerikanët, apo mbështetje.
“Është bërë shumë zhurmë, edhe kur ikën, edhe kur u rikthyen, fuqinë s’e njoh te njerëzit teknicien, SPAK-u ka pasur një mbështetje amerikane kur kishim ambasador amerikan, të cilët tregonin edhe me kë duhej të merrej apo s’duhet të merrej SPAK-u. Kjo do rishihet kur ambasada amerikane të jetë efektive në punë, jo kur dy burokratë teknicienë do shfletojnë dosjet me Dumanin apo s’do t’i shfletojnë bashkë me Dumanin. Jemi shumë shpejt për të thënë nëse ka braktisje të SPAK-ut nga amerikanët, apo mbështetje. Nuk parë as shenja mbështetje, as shenja lëshimi. S’mund të themi sot që ka një vijmësi, por as të shkojmë në ekstrem, siç pretendojnë disa nga opozita, që tani amerikanët e lëshuan SPAK-un. Kemi pasur sinjale lëshimi, por akoma janë tejet të mefshta për të nxjerrë një konkluzion që kjo është vija e re e SHBA për drejtësinë në Shqipëri”, tha ai në MCN.
Lini një Përgjigje