Banorët e Lenies në Bashkinë e Gramshit kanë protestuar sot për shkak të gjendjes së amortizuar të rrugës e cila sipas tyre është bërë e pakalueshme. Sipas tyre, rruga është dëmtuar nga një kompani që po punon për ndërtimin e tre hidrocentraleve në zonën e Grabovës së Sipërme.
Këto hidrocentrale shfrytëzojnë ujin e të gjithë zonës, por banorët janë ankuar se kompania që po zhvillon këto projekte nuk ka bërë asnjë investim në infrastrukturën e zonës.
Një nga kërkesat kryesore të protestuesve është rikonstruksioni i rrugës, pasi ajo është dëmtuar ndjeshëm nga kamionët e kompanisë. Banorët thanë se protestën e radhës do ta zhvillojnë para bashkisë se Gramshit, pasi nuk kanë mbrojtur interesat e tyre.
Lini një Përgjigje