
Analisti Andi Bushati ka komentuar deklaratën e botuesit dhe pronarit Irfan Hysenbelliu i cili e konsideroi si vit shumë të suksesshëm.
Ai thotë se i shembën hotelin dhe gjobitën disa prej bizneseve të tij, teksa shton se ky është vit shumë i suksesshëm, duke ngritur pikëpyetje për gjendjen e përgjithshme të shqiptarëve, që sipas tij mund të jenë duke shkuar drejt simtomës së "Stockholmit", ku njeriu dashurohet me dhunuesin.
"Kur pashë sot edhe te gazeta Panorama, që kishin bërë festë Klodi me kolegët dhe thoshte Irfani, po mbyllim një vit të suksesshëm, pasi i kanë shembur gjithçka, thashë kemi arritur në pikën që kemi sindromën e Stockholmit, ku sa më shumë t’i godasësh…
Kur komentoj unë për News24, Balkanweb dhe Panorama, them ka qenë vit i vështirë dhe masakrues. Kur shoh që ju e shpallni sukses…", tha Bushati për “Të Paekspozuarit”.
Lini një Përgjigje