
Gazetari Enton Abilekaj ka komentuar veprimet e SPAK ndaj ish-kryeministri Berisha.
Ai tha se SPAK se është urdhëruar që të shkojë në parlament të kërkojë masën e sigurisë ndaj Berishës pasi nuk kishin se çfarë të bënin më dhe sipas tij ‘u mbeti masa në dorë’.
"Ajo që tha Kraja në parlament që ne do ta vazhdojmë hetimin, në këto kushte pse u kërkua një masë sigurimi për Berishën, detyrim paraqitje që është masa më e lehtë për një njeri që del çdo ditë në ekran dhe dorëzim pasaporte për një njeri që është kryetari i opozitës, këta kanë hallin më duket se ai ikën dhe lë opozitën rrugës.
Tani shkojnë në parlament në një republikë parlamentare shkon SPAK pasi nuk e ka dërguar në parlament një kërkesë për kufizimin lirisë siç ishte dorëzimi i pasaportës, nëse ne do të ishim një republikë parlamentare funksionale do të duhej që t’ia kthente mbrapa kërkesën SPAK pasi nuk ka prova që të lihet në arrest shtëpie. SPAK është nisur atje i urdhëruar nga parlamenti që të shkonin të kërkonin masën pasi ju mbeti masa në dorë dhe pasi ata nëse nuk do të kishin këtë garanci nuk do të shkonin në komision se do të dilnin blof.
Ai është urdhëruar të shkojë në parlament urgjent pasi i mbeti, masa në dorë dhe kjo tregon lidhjen që ka SPAK me atë që drejton parlamentin që i detyron deputetët të votojnë qorrazi", tha Abilekaj për “Syri Tv”.
Lini një Përgjigje