TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Dhjetor 2023, 20:52

“Prokuroria luajti me hile”, avokatët e Berishës pranojnë se SPAK është 2 lëvizje para tyre: Na futën në kurth!

Shkruar nga Pamfleti

“Prokuroria luajti me hile”, avokatët e Berishës

Avokati Genc Gjokutaj, përfaqësuesi ligjor i Sali Berishës, pavarësisht se me vonesë, ka zbërthyer skemën që SPAK përdori për të futur në arrest shtëpie ish-kryeministrin.

Në një intervistë për emisionin “Çim Peka live”, në Syri Tv, Gjokutaj deklaroi se SPAK nuk shkoi që herën e parë në Kuvend, për të kërkuar leje për masat e sigurisë ndaj Berishës me qëllim.

Sipas Gjokutajt, SPAK e bëri me hile këtë veprim, pasi donte të fuste në kurth Berishën, për të kaluar përgjegjësinë  e arrestimit të tij nga vetja, tek Berisha!

Vajtja në Kuvend e SPAK as më shumë e as më pak vërtetoi në mënyrë përfundimtare se ne kishim të drejtë në kërkimet tona, në fillim kur u caktuan masat e sigurimit detyrim paraqitje e ndalim jashtë vendit. Nuk ka ndodhur në historinë e drejtësisë shqiptare me dy masa shtrënguese në një çështje. Dy masa shtrënguese nuk bëjnë sens, sepse këto të dyja mbivendosen në mënyrë të çuditshme mbi njëra tjetrën.

Duke ditur qëndrimin e Sali Berishës, jo sot por në kohë, qëndrimet e tij politike, unë mendoj se masa e ndalimit ‘detyrim paraqitje’ dhe ata e dinin reagimin e z. Berisha dhe u ka shërbyer, sepse ata nuk mund të vendosnin menjëherë ‘arrest në shtëpi’ dhe ishte ‘non sens’ dhe është bërë një kurth, që Sali Berisha të mos paraqitej dhe pastaj për të agravuar situatën.

Nëse ata do të bënin arrestin që në fillim, përgjegjësia do të ishte e tyre. Sot ata kanë bërë një hile. Ta fillojmë me detyrim paraqitje, Berisha nuk do të shkojë sepse ai do ta konstatonte antikushtetueshmërinë.

Ata enkas nuk kanë shkuar në Kuvend herën e parë, për të përftuar këtë qëndrim të Sali Berishës dhe herën e dytë kanë vajtur me shtrëngim mase, sepse thjeshtë dhe vetëm kanë thënë se nuk ka respektuar masën e sigurisë. Për të kaluar përgjegjësinë nga vetja tek Berisha”, tha avokati, Genc Gjokutaj

gjokutaj berisha spak

Lini një Përgjigje