
Analisti Frrok Çupi duke folur për lëvizjet e fundit të SPKA ndaj Berishës dhe Metës, deklaroi se më në fund Shqipëria po shpëton prej tyre.
Në një intervistë për “Abc News”, ai deklaroi se Meta dhe Berisha ishin dy trena të mëdhenj të krimit në vendin tonë. Sipas tij partitë që ata kanë drejtuar kanë krijuar organizata kriminale, sa herë kanë qenë në pushtet. Çupi theksoi se dërgimi i tyre para drejtësisë është një fitore e madhe.
“Jetojmë në një kohë kur Shqipëria po shpëton prej tyre. Janë si dy linja të mëdha, siç janë trenat që shkojnë në të njëjtin drejtim dhe shpesh bëjnë përplasje. Këta janë dy trena të mëdhenj krimi, që kanë organizatat e tyre. Secili prej tyre takohen në një pikë që partitë që kanë, sa herë që kanë pasur dorë në qeveri, kanë krijuar organizata kriminale.
Meta ka qenë më i vogël herë pas here në shërbim të Berishës dhe sa herë e ka parë që mund t’ja dalë. Nuk janë dy persona, dy presidentë dhe dy kryeministra që po shkojnë në dyert e drejtësisë. Fitore e madhe në sensin e drejtësisë. Shqipëria do të hyjë në hartën e kombeve më të përparuara për këtë gjë. Që me ndihmën apo pa ndihmën e SHBA dhe BE do të konsiderohet fitore e kombit shqiptar. Tani shteti fillon të bëhet modern si gjithë të tjerët”, theksoi analisti.
Lini një Përgjigje