
Gazetari Roland Qafoku ka folur lidhur me shtyrjen e dhënies së vendimit për ish-kryeministrin Berisha nga GJKKO.
Ai theksoi se e gjitha kjo po ndodh për shkak se Berisha nuk u paraqit në SPAK atëherë kur iu kërkua.
Qafoku tha se në bazë të informacioneve nga dosja nuk shikojnë asnjë vepër penale.
“Unë mendoj se masa arrest shtëpie dhe ‘arrest me burg’ janë si pasojë e mosparaqitjes së Berishës, i cili dy herë në burg do të shkonte në SPAK. Me informacionin që kemi nga dosja, ne nuk shikojmë një vepër penale. Dhe Malltezi, është thjesht një viktimë. Mes atyre që duhet të ishin në Prokurori do të ishin Ministra, zv.ministra dhe jo Malltezi, sepse ai nuk ka pasur një post shtetëror. Ai për këtë çështje ka fatkeqësinë juridike që është dhëndri i kryeministrit. Ajo që unë do thosha është se e vetmja pikë që e ngatërroi këtë histori ishte mosparaqitja e Berishës në SPAK”, tha ai për “Euronews Albania”.
Lini një Përgjigje