TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Dhjetor 2023, 18:51

“Avokatë luajnë me procedurat për ta ngushëlluar”, Frrok Çupi: Berisha e ka kuptuar se janë orët e fundit të lirisë

Shkruar nga Pamfleti

“Avokatë luajnë me procedurat për ta

Analisti Frrok Çupi, duke komentuar shtyrjen e gjyqit për Sali Berishës, theksoi se ish-kryeministri e ka kuptuar se janë orët e fundit të lirisë së tij.

Në një intervistë për “Special Report” në “AbcNews”, ai tha se “akti që Berisha shkoi në shtëpi është njësoj si çdo qenie tjetër humane, e cila e di ku e ka fundin.

Është kualiteti i drejtësisë së verbër, e cila i zbaton të tëra procedurat e ligjshme. Është e ligjshme secila prej tyre pavarësisht se ne e dimë se avokatët e Berishës duan të fitojnë kohë. Problemi i incizimeve dhe proces-verbaleve të gjykatës është taktikë e rëndomtë por për çfarë vlen? Shërben vetëm për të ngushëlluar klientin. Zakonisht ata që ndodhen në pozitat e Berishës e akumulojnë mashtrimin dhe i ndihmon për të shtyrë ditën. Ai ka kuptuar se janë orët e fundit.

Fakti që shkoi sot në shtëpi është njësoj si çdo qenie tjetër humane, e cila e di ku e ka fundin. Me këtë rast, i vuri kryq edhe thashethemeve se do të pushtojë zyrën. Ai sot ka shkuar për t’u ngujuar në shtëpi si i arrestuar. Dhe la porositë e fundit, tha që nuk jam më. Ai e di që nuk do të jetë kurrë më jashtë burgut. Ka një kohë të gjatë tani brenda në arrest. Është duke paguar një gjë të madhe që i ka ndodhur Shqipërisë në pushtetin e tij”, tha analisti.

I pyetur për gjyqin për vulën e PD-së, analisti theksoi se Berisha nuk ka një grup politik por një ‘masë amorfe’ me disa persona.

Kjo lë për të dyshuar, menduar se e gjithë drejtësia është fokusuar në këtë ekip, vepër penale të Berishës dhe jo të gjitha rrufetë i lëshon menjëherë mbi të. Ajo që mbetet në fuqi, gjykata e marsit të 2021, ajo është e vdekur si çështje. Berisha nuk ka një grup politik por një masë amorfe, 20-30 veta. Janë njerëz që nuk bëjnë dot politikë. Problemi është që drejtësia nuk pyet për emocione të tilla, do të bëjë rrugën dhe procedurat e veta por njëkohësisht e shikoni se edhe ata që quhen demokratë paskan pasur një ndarje prej kohësh me Berishën dhe nuk i shkojnë pas më. As legale nuk e ka më organizatën e vet, që shpesh merr nuancat e fisit, të kaosit dhe që nuk dëshmojnë për shpresë”, shtoi Çupi.

Çupi

Lini një Përgjigje