TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Dhjetor 2023, 16:51

Ftesa e “The Sun” për turistët: Harrojeni Qipron shkoni në Shqipëri

Shkruar nga Pamfleti

Ftesa e “The Sun” për turistët: Harrojeni Qipron shkoni

Media britanike “The Sun” ka shkruar rreth Shqipërisë dhe plazheve të mrekullueshme të vendit tonë. Ajo ua sugjeron britanikëve ta vizitojnë atë pasi përveç bukurive të rralla natyrore, vendi ynë të ofron mundësi për të marrë shërbimet me çmime të arsyeshme.

Sipas prestigjiozes britanike, destinacionet popullore zakonisht kanë dhe një anë negative, ato janë shumë të shtrenjta, edhe jashtë kulmit të sezonit. Por për vitin 2024, ajo sugjeron vende të cilat janë të këndshme, por shumë më pak të kushtueshme, siç është Shqippëria.

Në vitin 2023, pati një rritje të dukshme të rezervimeve në vendet si Malta (+29%), Bullgaria (+33%), Mali i Zi (+67%) dhe Shqipëria (+95%).

Agjencia e udhëtimeve ka ndarë rekomandimet e saj kryesore për destinacionet e vitit 2024 bazuar në përballueshmërinë, kohët më të shkurtra të fluturimeve dhe krahasimin e kulturës dhe bukurisë natyrore.

Shkëmbeni Qipron me Shqipërinë

Shumë nga plazhet e Shqipërisë shpesh përshkruhen si më të qeta se ato në Evropë, por po aq të bukura.

Riviera Shqiptare është krahasuar me bregdetin e Qipros, por më e përballueshme.

Shqipëria ofron mundësi të shumta për lloje të ndryshme pushimesh, nga destinacionet mes vendasve miqësorë deri te pikat e nxehta të festave.

Ksamili është i mrekullueshëm për këdo që kërkon të festojë në Mesdhe, pasi kostot e akomodimit, ushqimit dhe jetës së natës janë më të ulëta se kudo tjetër në bregdet, veçanërisht gjatë verës së ngarkuar.

Dhërmiu në Shqipëri është krahasuar me Ayia Napën në Qipro, pasi të dyja janë destinacione të njohura për adhuruesit e muzikës dhe festivaleve.

Disa vendpushime në plazhet shqiptare mund të aksesohen duke marrë linjën ajrore në Korfuz dhe më pas duke marrë një varkë 30-minutëshe për në Sarandë.

Pushimet për pesë netë në Shqipëri përfshirë fluturimet ofrohen duke nisur nga 302 paund. /The Sun

shqipëri plazhe

Lini një Përgjigje