TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Dhjetor 2023, 15:23

Fundoset Ilir Beqaj, Byroja e Hetimit mësyn te “Delta Pharma”; si ish-ministri i dha tenderë dhe favorizoi kompaninë farmaceutike

Shkruar nga Pamfleti

Fundoset Ilir Beqaj, Byroja e Hetimit mësyn te “Delta Pharma”;

Kontrolli duket se ka lidhje me dyshimet se Beqja ka favorizuar kompaninë e ‘Delta Pharma’, duke ndryshuar kriteret e tenderave, duke lejuar futjen e barnave të paçertifikuara në vend gjatë kohës që ishte ministër i Shëndetësisë.

Pas kontrollit të banesës së sh-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, mësohet se agjentë e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë kontrolluar edhe zyrat e 'Delta Pharma'.

Sipas informacioneve agjentët e BKH-së kanë shkuar në ambientet e kësaj kompanie me forca të shumta policie. Dyshimet janë se po kontrollohen për kontrata të firmosura nga Ilir Beqaj, gjatë kohës që ai mbante postin e Ministrit të Shëndetësisë.

Kontrolli duket se ka lidhje me dyshimet se Beqja ka favorizuar kompaninë e ‘Delta Pharma’, duke ndryshuar kriteret e një tenderi, duke lejuar futjen e barnave të paçertifikuara në vend gjatë kohës që ishte ministër i Shëndetësisë. Kontrollet janë zhvilluar edhe tek kompanitë “Avicena” dhe farmacitë “Ditë Natë” të cilat janë pjesë e kompanisë “Delta Pharma”.

Ka vetëm një rast kur Ministri i Shëndetësisë mund të fusë në vend barna të pacertifikuara, vetëm kur vendi përballet me situata emergjente, kriter të cilin Beqaj duket se nuk e ka rrespektuar për të favorizuar kompaninë ‘Delta Pharma’.

Fundoset Ilir Beqaj, Byroja e Hetimit mësyn te “Delta Pharma”;
Policia te "Delta Pharma"

Rasti u denoncua nga Partia Demokratike që në vitin 2016, e cila më pas kallëzoi në prokurori për shpërdorim detyre Ministrin e Shëndetësisë të asaj kohe, Ilir Beqja, për ndërhyrje në tenderin e barnave.

PD-ja asokohe, akuzonte ministri Beqja se ka favorizuar kompaninë e një mikut të tij, ‘Delta Pharma’, duke ndryshuar kriteret e tenderit.

Deputetet Albana Vokshi dhe Jorida Tabaku shpreheshin asokohe për mediat se dëmi i shkaktuar nuk është vetëm financiar, por edhe në shëndetin e qytetarëve, pasi është cënuar siguria e barnave.

Ndërkohë kujtojmë se sot Beqajt i është kontrolluar dhe banesa nga Policia e Shtetit dhe BKH-ja. Kontrolli në banesën në rrugën e “Barrikadave” është bërë në kuadër të hetimeve që po ndiqen për koncesionin e “Sterilizimit”.

Ish-ministri është urdhëruar të paraqitet çdo të premte në Byronë Kombëtare të Hetimit, të mos largohet nga territori i Shqipërisë pa autorizimin e gjykatës si dhe i ndalohet përdorimi i pasaportës apo mjeteve të tjera identifikuese për daljen jashtë shtetit.

Ai është zyrtari më i lartë nën akuzë për shkeljet e konstatuara me kontratën e partneritetit publik-privat të sterilizimit, pas arrestimit në gusht të këtij viti të biznesmenit Ilir Rrapaj dhe zëvendësit të tij në Ministrinë e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj./Pamfleti

beqaj

Lini një Përgjigje