TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Dhjetor 2023, 12:34

SPAK "fundos" Veliajn, Dumani: Po hetojmë të gjithë personat që firmosën për inceneratorin e Tiranës!

Shkruar nga Pamfleti
SPAK "fundos" Veliajn, Dumani: Po hetojmë të gjithë
Kreu i SPAK, Altin Dumani

Për inceneratorin e Tiranës, Dumani tha se nuk ka fraksion të ndarë, por hetimet vazhdojnë për çdo aktor që ka kryer veprime apo mosveprime, duke mos përjashtuar as kryebashkiakun e Tiranës.

Në një takim informal me gazetarët kreu i SPAK, Altin Dumani iu përgjigj disa pyetjeve me interes që kanë të bëjnë me çështje konkrete ndaj të cilave organi i akuzës ka hetime apo akuza të paraqitura në gjykatë.

Për inceneratorin e Tiranës, Dumani tha se nuk ka fraksion të ndarë, por hetimet vazhdojnë për çdo aktor që ka kryer veprime apo mosveprime, duke mos përjashtuar as kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn.

Dumani tha se çdo veprim po verifikohet.

Është në fazë hetimesh paraprake që vazhdojnë në drejtim të çdo faktori  që mund të kenë kryer veprime penale, apo persona të tjerë që kanë patur në duar vendimmarrje. Hetimet po bëhen në kuadër të të njëjtit procedim, jo me fraksion (Pyetje: edhe ndaj Veliajt). Do sqarohet pozita e secilit, çdo veprim po verifikohet”.- tha Dumani.

Pyetjes për Mirel Mërtirin e Stela Gugalljan, se po bëjnë përpjekje për të përfituar azil dhe nëse ka veprime lidhur me këtë çështje, iu përgjigj se nuk ka qëndrim refuzimi kërkese për ekstradimi.  

Dumani: "Nuk kemi një komunikim që të na e kenë refuzuar kërkesën e ekstradimit. Ka patur një qëndrim nga partnerët që janë duke u kryer procedurat e ekstradimit të personave në fjalë.
Mirel Mërtiri kallëzoi në SPAK prokurorin Klodian Brahon".

"E kemi marrë kallëzimin me postë nga personi në fjalë. Çështja po trajtohet njëlloj si çdo çështje tjetër me seriozitet të plotë. Askush nuk është imun as në radhët tona përfshirë edhe unë."-tha ai.

Dumani iu përgjigj edhe interesimit për çështjen e Sterilizimit dhe polemikave që janë përhapur rreth amnistimit të ish ministrit Ilir Beqaj.

Jemi prokuror por s’do të thotë të mendojmë dhe arsyetojmë të gjithë njësoj. Kam ndërhyrë me udhëzim detyrues, që në muajin Maj kur nuk ishin dhënë masat e para (për Rrjepaj e Rrapaj). Kam shprehur qëndrimin tim në raport me çështjen dhe rolin e ish ministrit. Prokurorët e çështjes në vijim kanë marrë pjesërisht në konsideratë qëndrimet e mia por edhe të gjyqtarit Bani. Kështu funksionon sistemi, ç’mund të them tjetër”- tha Dumani.

Për McGonigal ai u pyet në kuadrin e një kallëzimi që është bërë në SPAK nga Gazment Bardhi ku Dumani konfirmon regjistrimin e procedimit dhe la të kuptohet se po kryhen hetime por nga ana tjetër nuk komentoi fazën ku ndodhen dhe nëse ka komunikim apo bashkëpunim me autoritetet amerikane.

 “Ne nuk mund të japim asnjë informacion. Kemi patur një kallëzues (Gazment Bardhi), e kemi informuar për gjithçka që ka kërkuar por i kemi kërkuar të nënshkruajë mbi ruajtjen e sekretit hetimor dhe të mos bëhen publike”.-tha kreu i SPAK.

Altin Dumani nuk dha shifra zyrtarësh kryesisht policor të dalë nga transkriptet e Encro Chat dhe Sky Ecc, por tha se pothuajse në çdo material, ka emra të tyre të përfshirë, teksa foli edhe lidhur me çështjen e posedimit të një aparati të tillë, ku qëndrimi i tij nxjerr në pah përplasjen me Ministrinë e Brendshme që disa javë më parë komunikoi se çdo punonjës policie që i kanë përdorur duhet të përjashtohet nga strukturat.

Dumani: “Mbajtja e këtyre aplikacioneve nuk përbën vepër penale, jo çdo bisedë që kryhej aty përben shkelje, por nëse ka komunikime që i kompromentojnë atëherë është çështje tjetër që verifikohen e merren masa. Por në çdo hetim na dalin një ose më shumë polic, gjithashtu nuk kanë munguar edhe në radhët e prokurorëve, ju marr shembull rast që tashmë është publik Xhevahir Lita”.

altin dumani erion veliaj spak inceneratori i tiranes

Lini një Përgjigje