TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Dhjetor 2023, 12:49

Lidhja me krimin nëpërmjet “SkyECC”, kreu i SPAK paralajmëron arrestime: Në çdo hetim dalin efektivë dhe prokurorë të përfshirë!

Shkruar nga Pamfleti
Lidhja me krimin nëpërmjet “SkyECC”, kreu i SPAK
Altin Dumani

Por, sipas tij, uniformat blu nuk janë të vetmit që përdorin këto aplikacione, pasi hetimet kanë zbuluar edhe prokurorë që kanë llogari të tilla.

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka folur në një takim informal për përfshirjen apo bashkëpunimin e uniformave blu me krimin.

Kreu i SPAK tha në bisedë me gazetarët se hetimet kanë zbuluar se përdorimi i aplikacioneve “SkyECC” apo “EncroChat” është i përhapur gjerësisht në radhët e uniformave blu.

Por, sipas tij, uniformat blu nuk janë të vetmit që përdorin këto aplikacione, pasi hetimet kanë zbuluar edhe prokurorë që kanë llogari të tilla.

Megjithatë, sipas Dumanit përdorimi i këtyre aplikacioneve nuk përbën vepër penale, ndonëse vazhdimisht hetimet kanë nxjerrë në pah se uniformat blu përdorin këto aplikacione për të bashkëpunuar me krimin.

 “Mbajtja e këtyre aplikacioneve nuk përbën vepër penale, jo çdo bisedë që kryhej aty përben shkelje, por nëse ka komunikime që i kompromentojnë atëherë është çështje tjetër që verifikohen e merren masa. Por në çdo hetim na dalin një ose më shumë polic, gjithashtu nuk kanë munguar edhe në radhët e prokurorëve, ju marr shembull rast që tashmë është publik Xhevahir Lita”, deklaroi Dumani.

Nga ana tjetër, Ministria e Brendshme bëri me dije se uniformat blu do të plotësojnë formularë për të paktën tri aplikacione të konsideruara si të papërgjueshme dhe çdokush që i ka përdorur do duhet të tregojë edhe motivin.

 

spak “skyecc”

Lini një Përgjigje