TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Dhjetor 2023, 12:43

Kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë, GJKKO rrëzon Fredi Belerin

Shkruar nga Pamfleti

Kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë, GJKKO

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar kërkesën e Fredi Belerit për lirim nga qelia.

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës kishte kërkuar revokimin apo zëvendësimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”.

Por GJKKO, rrëzimin e kërkesës së Fredi Belerit për të dalë nga burgu.

Njoftimi i GJKKO-së:

Personi nën hetim Dhionisios Alfred Beleri, më datë 26.12.2013 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Revokim ose zëvendësimin e masës së sigurimit.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Irena Gjoka dhe Flora Hajredinaj, bazuar në nenet 112 dhe dhe 260 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 552, datë 28.12.2023, vendosi:

Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit (të pandehurit) Dhionisios Alfred Beleri, me Nr. 522 Regj. Them. Dt. Regj. 26.12.2023 me objekt “Revokim ose zëvendësim të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brënda 5 ditëve, afat i cili fillon nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit.

Fredi Beleri i cili doli fitues në zgjedhjet vendore, u arrestua më 12 maj, me dyshimin e korrupsionit pasiv në zgjedhje e kryer në bashkëpunim.

Dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, Beleri u arrestua nën akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhjet apo blerjes së votave.

Një person bashkëpunoi me policinë dhe prokurorinë e Vlorës për dokumentuar faktin e akuzës, ai u pajis me logjistikën e nevojshme, që nga regjistruesi.

I infiltruari arriti të merrte shumën prej 40 mijë lekëve të reja në kërkim të 8 votave në favor të Belerit. Beleri u shpall fitues nga qelia në zgjedhje, por betimi i tij nuk u krye asnjëherë për të marrë detyrën.

Arrestimi i tij ka nxitur reagimin e Athinës e cila kërkon me ngulm lirimin e tij duke deklaruar se arrestimi i tij ka lidhje politike. Edhe Eurodeputeti grek, Manolis Kefalogianis, njëherësh Kryetari i Komitetit të Përbashkët të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri kërkon lirimin e kryebashkiakut të zgjedhur Fredi Beleri.

Athina gjithashtu nuk i ka ndalur kërcënimet ndaj vendit tonë, ku thotë se Shqipëria nuk do mund të integrohet në BE nëse nuk lejon betimin e Fredi Belerit si kryebashkiak i Himarës.

fredi beleri gjkko

Lini një Përgjigje