
Avokati Genc Gjokutaj ka dhënë një deklaratë për mediat pas daljes nga GJKKO ku vendimi për masën e sigurisë ndaj ish kryeministrit, Sali Berisha u shty për 30 dhjetor në orën 12:00.
Ai theksoi mes tjerash se kanë provat që mbështesin kërkesën e Berishës për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka. Ai shtoi ndër të tjera se provat që disponojnë tregojnë se Gjoka është e njëanshme në këtë proces.
“Siç e njoftuam dje kërkesa për përjashtimin e gjyqtares ka një afat kohor prej 3 ditësh. Sot kemi marrë pjesën më të madhe të provave dhe Gjykata e shtyu me datë 30 ora 12:00 dhe të shohim vendimin. Brenda afatit ligjor, ne kemi marrë provat që mendojmë që mbështesin kërkesën për përjashtimin e gjyqtares. Janë ato prova që provojnë njëanshmërinë e gjyqtares. Do respektoj ligjin. Po zbatojmë kodin ligjor”, tha ai.
Lini një Përgjigje