
Analisti Lorenc Vangjeli ka analizuar ngjarjet e fundit lidhur me drejtësinë dhe politikën.
Duke komentuar kërkesën e SPAK për arrestin shtëpiak të Berishës për korrupsion pasiv në aferën ‘Partizani’, ai u shpreh se ka disa arsye përse ish-kryeministri nuk u paraqit që në fillim kur iu caktua masa ‘detyrim paraqitje’.
Vangjeli u shpreh se Berisha i frikësohej faktit se nëse do të paraqitej në SPAK, do të ishte vetëm fillimi për shumë çështje të tjera për të cilat mund të nisë hetimi ndaj tij, si 21 janari, Gërdeci etj.
“Unë besoj se Berisha këtë dosjen e çështjes Partizani e konsideron si një aperitiv, sepse menyja e dyshimeve publike mbi Berishën është shumë herë më e rëndë se dheu që mban 17 kulla. Nuk ka peshë më të rëndë se dheu i një varri. Pesha më e rëndë dhe më e pamatshme që nuk ka ekuivalent tjetër është pesha e varrit që e marrim të gjithë kur ikim. Duke u thënë këtë kam parasysh 4 varret e hapura në 21 janar që ende nuk kanë marrë drejtësi. Vendimi i gjykatës së Strasburgut është orientim për drejtësinë. Ka dyshime të tjerë, gjysma e shqiptarëve mendojnë se Berisha është i përfshirë në çështjen e Gërdecit apo në çështje të tjera të panumërta që lidhen me pushtetin e tij të gjatë. Të cilat e kanë kushtëzuar Berishën të zgjedhë një rrugë të tillë”, tha Vangjeli për “Report Tv”.
Lini një Përgjigje