TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Dhjetor 2023, 20:09

“I qoftë dheu i rëndë!”, Vangjeli: Kjo klasë politike ka dhënë shpirt, priten më shumë ngjarje vitin e ardhshëm

Shkruar nga Pamfleti

“I qoftë dheu i rëndë!”, Vangjeli: Kjo klasë

Analisti Lorenc Vangjeli duke analizuar ngjarjet politike në vend gjatë vitit 2023, tha se ka marrë fund klasa politike e tranzicionit në Shqipëri. Sipas tij kjo klasë politike ka dhënë shpirt dhe se çdo javë është beteja finale.

Duke u referuar hetimeve që SPAK po kryen ndaj ish-zyrtarëve dhe zyrtarëve të lartë, Vangjeli tha se po ndodh ajo që shumë shqiptarë e kanë pritur dhe se në vitin e ardhshëm pritet të vijohet edhe më tej me këtë ritëm.

Kjo klasë politike ka dhënë shpirt. Kjo është përtej emrave të përveçëm. Ajo që është e sigurt është se kjo lloj mendësie, pavarësisht se shumëkush nuk e shikon, i është vënë kryqi mbi varr. Dheu i qoftë i rëndë. Duket sikur ndodh nami çdo javë, por të gjithë shqiptarët meritojnë gëzim. Duket sikur shkojmë nga beteja në betejë dhe secila prej tyre është finalja. Besoj se ka ardhur momenti për t’i dhënë epilog shprehjes “armiqtë e shqiptarëve janë vetë shqiptarët” sepse as vetë shqiptarët nuk do jenë në gjendje t’i bëjnë gjë”, u shpreh Vangjeli në “Report Tv”.

lorenc vangjeli politika

Lini një Përgjigje