TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Prill 2024, 14:42

Akuzohet se vrau një polic në vitin 1999, Erion Veizi izolohet në 41 biss

Shkruar nga Pamfleti

Akuzohet se vrau një polic në vitin 1999, Erion Veizi izolohet në

Erion Veizi, i akuzuar për vrasjen e një polici në vitin 1999, është dërguar në regjimin e posaçëm 41 biss.

Veizi është arrestuar më 1999 për vrasjen e një efektivi dhe një tjetër personi në Tiranë. Ai u prangos së bashku me tre shtetas të tjerë. Në atë kohë u arrestuan Erion Veizi, Enton Tahiri, Shpëtim Lala 29-vjeç dhe Xhevahir Muça 35-vjeç.

Të dyshuarit akuzohen se kanë vrarë efektivin Azem Meshini më 4 Qershor 1999 pranë shinave të trenit. Ndërsa dy të akuzuarit Veizi dhe Tahiri akuzohen dhe për vrasjen e shtetasit Dardan Gostivari, i cili ishte vrarë një ditë para policit.

erion veizi 41 biss

Lini një Përgjigje