TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Prill 2024, 14:04

“Ligjet” miratojnë projektligjin për prefektin, opozita: Doni ta keni nën kontroll, jemi kundër

Shkruar nga Pamfleti

“Ligjet” miratojnë projektligjin për prefektin, opozita:

Projektligji për prefektin është miratuar sot në Komisionin e Ligjeve. Ministri i Brendshëm Taulant Balla i pranishëm në mbledhjen e komisionit, prezantoi dhe ndryshimet të cilat sipas tij ridimensionojnë rolin e Prefektit të Qarkut, qoftë në nivel vendor qoftë sa i përket ushtrimit të detyrës dhe po ashtu të përgjegjësive.

Një nga risitë ka të bëjë me faktin se Prefekti i Qarkut verifikon ligjshmërinë e akteve me karakter normativ të organeve të vetëqeverisjes vendore. Po ashtu me propozim të prefektit të qarkut pranë njësive të qeverisjes vendore do të ngrihen këshillat vendorë të sigurisë publike për kryerjen e funksioneve të veçanta për rendin dhe sigurinë publike, për kryerjen e funksioneve të veçanta për rendin dhe sigurinë publike.

Ky këshill vendor do të ketë dhe një task forcë i cili do të zbatojë dhe koordinojë paketën e sigurisë në shkolla.

Sa i takon përballimit të emergjencave civile, prefekti  do të bëjë koordinimin në nivel qarku i veprimeve në terren i njësive të FA, bazuar edhe në planin kombëtar të emergjencave civile.

Po kështu me ndryshimet e reja, në momentet kur prefekti dorëhiqet apo largohet nga detyra për arsye nga më të ndryshmet, detyrën e tij e merr nënprefekti i cili me ligjin e ri është parashikuar që të mos kandidojë qoftë për zgjedhjet në kuvend, apo për organet e qeverisjes vendore, njëlloj siç parashikohet edhe për prefektin.

Deputetja demokrata Dhurata Çupi thotë se ky ligj nuk sjell ndryshim apo i jep vlerë të shtuar prefektit.

“Sa i takon këshillave vendore Çupi tha se ata nuk mund të parashikohen në ligjin për prefektin por në ligjin për qeverisjen vendore që do të dojë votim tjetër, dhe kërkon shumicë të cilësuar e procedurë tjetër diskutimi. Nëse këto këshilla vendore janë pranë prefektit mendoj se cënojnë ato pak autonomi që kanë bashkitë. Me këtë ligj kontrolloni në mënyrë edhe më autoritare prefektin edhe pse e emëroni vetë. Nuk pashë risi që nuk e kishte ligji” tha Çupi.

Edhe deputetët e grupit të PD-se se Rithemelimit paralajmëruan votën kundër.

 

prefekti i qarkut të dibrës taulant balla komisioni i ligjeve

Lini një Përgjigje