TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Prill 2024, 10:21

Publikohen pamjet e arrestimit të krahut të djathtë të “Rrumit të Shijakut”, policia jep detajet e para (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Publikohen pamjet e arrestimit të krahut të djathtë të

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, operacioni policor i koduar “Wanted”. I shpallur në kërkim për heqje të paligjshme të lirisë, lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga pranga 33-vjeçari.

Si rezultat i kontrolleve të kryera në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Durrës, është finalizuar operacioni policor i koduar “Wanted”.

Gjatë operacionit, është lokalizuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasi A. B., 33 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi më datë 02.05.2023, Gjykata e Durrësit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas akuzohet se më datë 02.10.2022, në Maminas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, i ka hequr lirinë shtetasit I. B., banues në Durrës.

Materialet proceduale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

rrumi i shijakut

Lini një Përgjigje