
Izraeli arriti të mbronte territorin e tij natën e 14 prill, me sistemin e hekurt që i kushtoi 1.3 mld dollarë. Nga ana tjetër, Irani shpenzoi rreth 10 herë më pak për sulmin.
Shumica e shumës së shpenzuar lidhet me fondin e ndihmës amerikane për shpërthimin në ajër të 324 raketave dhe dronëve, 1/3 e të cilëve ishin raketa balistike.
Çmimi që pagoi Izraeli për mbrojtjen ishte rreth 10 herë ma i lartë se çmimi që pagoi Irani për sulmin.
Aleksandër Pisha, administrator në zyrë konsulence i cili jeton në Izrael tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se me sulmin e dy ditëve më parë Irani testoi armët e veta, pasi kërkon dominimin në Lindjen e Mesme.
“Konfrontimi mes Iranit dhe Izraelit nuk është një konfrontim i ri, është shumëvjeçar që me ardhjen në fuqi të forcave islamike radikale në Iran e kanë shpallur Izraelin shtet të padëshiruar që duan ta zhdukin nga faqja e dheut. Gjërat janë acaruar natyrisht me fillimin e luftës në Gaza dhe sulmin makabër të Hamasit në Izrael, dhe sulmet e Hezbullah. Acarimi me Iranin erdhi pas vrasjes së gjeneralëve të Iranit në Siri dhe kjo ishte përgjigjja e Iranit, që ka thënë se nuk ka ndërmend të godasë objektet civile po vetëm ato ushtarake. Mendoj që Irani mundohet të acarojë situatën në Lindjen e Mesme duke krijuar dominim, pasi kërcënon edhe Arabinë dhe vendet e Gjirit. Ky ishte edhe një rast për Iranin edhe për të provuar sistemet e sulmit, raketat, dronët, nga ana tjetër edhe Izraeli provoi sistemet e veta të mbrojtjes”, tha ai.
Lini një Përgjigje