
Avokati Romeo Kara e konsideron një turp për Greqinë, faktin që Fredi Beleri do të kandidohet për eurodeputet në Parlamentin Evropian. Kara u shpreh se Beleri ka gjasa të dënohet, duke parë sesi po shkon procesi gjyqësor ndaj tij.
Sipas tij edhe Greqia e ka përdorur këtë çështje për problemet e veta të brendshme.
“Procesi do të vazhdojë. Mendoj se nuk ka gjasa që të shpëtojë pa një dënim. Nuk e di sesi do të shkojë kandidatura e tij duke qenë i dënuar këtu. Ata e kanë përdorur çështjen Beleri për problemet e tyre elektorale brenda Greqisë. Ky do të jetë përdorimi i fundit. Do të jetë një trup që Greqia të përfaqësohet në PE. Evropa është shumë larg mentalitetit të këtyre lloj kandidaturave. I ka ngelur në derë kjo kandidaturë dhe po e luajnë për herë të fundit”, theksoi ai për ABC News.
Lini një Përgjigje