TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Prill 2024, 10:36

Spartak Ngjela rrëfen debatin e fortë me Sali Berishën: Ishte një intrigë e brendshme kundër meje!

Shkruar nga Pamfleti
Spartak Ngjela rrëfen debatin e fortë me Sali Berishën: Ishte
Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela ka bërë një rrëfim të rrallë për periudhën e komunizmit dhe më pas për rrugëtimin e tij politik.

Ngjela zbuloi mendimin në studion e “Top Story” që ka për Berishën dhe kryeministrin Edi Ram

Ngjela ka folur për debatin e famshëm mes tij dhe Berishës në kuvend, ku ky i fundit i kërkoi të jepte dorëheqjen. Para Gridës, Ngjela u shpreh se mesa ka marrë vesh, ka qenë një intrigë e brendshme duke e vendosur atë kundër tij. Madje Berisha e largoi nga posti që mbante atëherë si kryetar i komisionit të ligjeve.

Ngjela: Mesa kam marrë vesh unë, ka qenë një intrigë e brendshme. Ka ndodhur në 2005, kam qenë kryetari i komisionit të ligjeve se kishim marrë pushtetin.

Grida Duma: Kush janë dritëhijet e karakteristikave të Berishës për ty?

Ngjela: Nuk ka bërë asnjë intrigë kundër meje, atij i kanë bërë intrigë kundër meje që i ka besuar, po ai, asnjë goditje. Saliu nuk mund të themi që nuk është burrë shteti. Është shumë e vështirë të jetë burrë shteti dhe atë që kam konstatuar unë tek karakteri i tij si politikan, është fakti që gabimi që bën që ka dëmtuar atë dhe tjetrin, e ka ide fikse. Unë kam qenë afër me të. Nuk duhet të bënte atë që më bëri.

Përsa i përket Ramës, Ngjela është shpreur se ai është zhvilluar shumë politikisht duke arritur që të jetë politikan i mirëfilltë.

Ngjela: Tani mund të themi se është bërë politikan. Është dhe mesa shoh unë, meqë mori pushtet ka hequr dorë nga sistemi i karrierës nëpërmjet individëve. Nuk e ka tanimë, sepse është absolut. Ka pasur dy apo tre vetë dhe Nano. Ky e heq frikën me mënyrën e sjelljes. Nuk i ka kot ato që del si me veshje si gango rrugësh apo poturesh, i bën kastile për një shtensionim që të thotë nuk jam politik. Sepse veshja klasike tregon pushtetin.

Grida Duma: Unë do kisha vënë bast që ju të dy do shkonit shumë mirë.

Ngjela: Po unë atë e kam marrë që kur ishte 22 vjeç, i kam dhënë të gjithë botëkuptimin tim.

Ai rrëfeu gjithashtu edhe për “luftën” mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Gramoz Pashkos për drejtimin e Partisë Demokratike.

“Gramozi nuk luajti mirë se mund ta mundte Saliun. Por ai kishte një gjë që Saliu e kishte. Populist ishin njësoj. Por kishin një gjë që i dëmtonte, ishin të dy në të njëjtën parti. Ai që ka aftësinë të bëjë me vete një pjesë të partisë e merr atë dhe të dëmton. Pashko mendonte se e kishte të tijën partinë. Kurse ky (Berisha) kishte eksperiencën e goditjes si të Enver Hoxhës. E njihte mirë gjeneralitetin e një intriganti”- përfundoi avokati.

Lini një Përgjigje