TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Prill 2024, 14:20

Akuzat për takime me McGonigal, Dumani i përgjigjet Metës: Nuk e njoh!

Shkruar nga Pamfleti
Akuzat për takime me McGonigal, Dumani i përgjigjet Metës: Nuk e
Kreu i SPAK, Altin Dumani

Dumani e cilësoi deklaratën e Metës si sulme të pabaza ndaj SPAK.

Kreu i SPAK, Altin Dumani duke iu përgjigjur akuzave të forta të ish-presidentit Ilir Meta, tha se nuk është takuar kurrë me ish-agjentin e FBI McGonigal, madje as nuk e njeh. 

Dumani e cilësoi deklaratën e Metës si sulme të pabaza ndaj SPAK. Kreu i SPAK tha se emrin e McGonigal e ka dëgjuar pas publikimeve në mediat shqiptare.

"Unë nuk e kam takuar kurrë McGonigal. Gjithçka është thënë në media, është në vazhdën e akuzave të vazhdueshme, te pabaza që bëhen për institucion që unë drejtoj. Nuk ka pasur asnjë arsye për të takuar McGonigal, as nuk e kam njohur kurrë dhe emrin ia kam dëgjuar pas publikimeve ne mediat shqiptare." tha Dumani.

Kujtojmë që dje në panik të thellë nga burgu, kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta tha në një intervistë televizive se Kreu i Prokurorisë Speciale Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Altin Dumani është mbrojtës i pandëshkueshmërisë dhe se ka pasur takim sekret me McGonigal. 

Ai akuzoi Altin Dumanin se mburret se do të arrestojë Ilir Metën.

Hetimi i SPAK-ut tarallakut ka nisur në dhjetor të 2019, me prokuror Altin Dumanin, që bën si i fortë dhe mburret se do merret me Ilir Metën dhe se ka mbështetjen e amerikanëve. SPAK ka nisur hetim në dhjetor 2019 për CEZ. Sipas të dhënave të mia, pas takimeve të Dumanit me McGonigalin e Edi Ramës. Dhe pse ka nisur në 2019 për një çështje të mbyllur? Ka nisur që Meta nuk lejonte të pushtohej Gjykata Kushtetuese nga banda e Ramës, që të mos kishte asnjë mendim pakice dhe të asgjësohej drejtësia”, tha Meta dje në Opinion.

Më tej, Meta sulmoi SPAK dhe prokurorët: “SPAK është nën hetim nga unë. Unë jam një patriot shqiptar dhe SPAK një organizatë që kërkon mandat tjetër pasi ka marrë një mandat 9 vjeçar dhe pasi merr nga 7-8 mln rroga. Ka vite që shkatërron zgjedhjet në Shqipëri”.

Meta e humbi fare, pasi kërkoi përballje me Altin Dumanin. 

Ma sillni këtu Altin Dumanin. Do të frenojë Ilir Metën të sjellë pluralizmin. E duke kapur ndonjë laraskë lart e poshtë po tenton të marrë Partinë e Lirisë. I duhet Edi Ramës të marrë peng PL, siç mori peng PD dhe vulën. Ma sill këtu Altin Dumanin ta shohin shqiptarët. E akuzoj për veprimtari politike të qëllimtë. Ky person nuk ka kurajo t’i vërë Ramë hekurat për inceneratorët. Nuk ka kurajo t’ia vërë Veliajt hekurat. U jep pyetje gazetarëve të vetë që është Meta andej e këtej. Nuk kam asgjë për të më hetuar. Kam qenë zyrtari më korrekt i këtij shteti”, u shpreh Meta i tensionuar. 

spak altin dumani ilir meta

Lini një Përgjigje