TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Nëntor 2024, 22:03

A mund të parandalohej vrasja e adoleshentit? Basir Çollaku: Shoqëria jonë po investon shumë te dhuna

Shkruar nga Pamfleti

A mund të parandalohej vrasja e adoleshentit? Basir Çollaku:

Teksa ka komentuar ngjarja tronditëse e ndodhur një ditë më parë në Tiranë, ku një 14-vjeçar u vra vetëm pak metra larg shkollës, gazetari Basir Çollaku tha se kjo ngjarje por edhe shumë të tjera vijnë si shkak i promovimit të dhunës në të gjithë shoqërinë shqiptare.

Sipas tij fëmijët sot kudo ku hedhin sytë shohin vetëm dhunë.

Natyrisht që masat parandaluese do kishin ndihmuar. Është e vështirë të hedhësh fall mbi ngjarjen. Ne po investojmë shumë dhunë. Diferenca e brezave luan rolin e vete. Ne shohim dhunë në stadium, në parlament. Modeli që u ofrojmë fëmijëve që e ndajnë jetën etyre online dhe në tokë. Kanë tjetër leksikë, tjetër fjalor. Ajo që ne duhet të ofrojmë është që të heqim tabletet, tu kthehemi lapsit, leximit”, tha ai në “Vizion Plus”.

Lini një Përgjigje