TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Nëntor 2024, 21:56

Klajdi Prendi u godit brenda në makinë, Shefi i Policisë: Kemi gjetur armën e krimit dhe 7 gëzhoja

Shkruar nga Pamfleti

Klajdi Prendi u godit brenda në makinë, Shefi i Policisë: Kemi

Kryekomisar Asllan Shytaj ka bërë një panoramim të qartë të rrethanave të atentatit ndaj djalit të ish-gjyqtarit Fran Prendi, 27-vjeçarit Klajdi Prendi.

Sipas Shytajt i ndjeri u qëllua nga autorët brenda makinës së tij dhe më pas u dërgua në spital me mjete të rastit nga persona të cilit ishin aty pranë në momentet e atentatit.

Në sallën operative erdhi një njoftim nga qytetarët se pranë lokal “Artistit” është goditur me armë zjarri drejt një mjeti. Menjëherë është ngritur grupi hetimor nga “Sektori për Krimet e Rënda” dhe janë kryer të gjitha veprimet. Janë sekuestruar pamjet filmike, 7 gëzhoja të kalibrit 9 milimetra, mjeti i viktimës i cili ishte goditur disa herë në derën e shoferit, tek xhami më shumë. Me sa jam informuar Klajdi Prendi ka qenë brenda automjetit kur është qëlluar me armë zjarri. Sot kemi gjetur dhe armën e krimit brenda mjetit të djegur të autorëve e cila ishte dëmtuar nga djegia”, tha Kryekomisar Asllan Shytaj në "Euronews Albania".

 

Lini një Përgjigje