TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Nëntor 2024, 21:37

“Sapo e panë që doli nga lokali, e ndoqën dhe e qëlluan me 5 plumba”, Karamuço tregon si u vra Klaudio Prendi: Dëshmitarët nuk kuptuan asgjë

Shkruar nga Pamfleti

“Sapo e panë që doli nga lokali, e ndoqën dhe e

Eksperti i kriminalistikës ka analizuar atentatin që tronditi Tiranë, ku u vra djali i një ish-gjyqtari.

Klaudio Prendi u qëllua me pistoletë me silenciator te zona e “Xhamllikut” dhe policia nuk ka asnjë dijeni mbi autorët. Karamuço në një emision tregon se si u vra 27-vjeçari. Sipas tij, ai ka marrë 5 plumba dhe dëshmitarët nuk kanë kuptuar asgjë.

Fillimisht mbahen në vëzhgim, përgatitet më pas sulmi. Gjendet momenti më i përshtatshëm, që është nata dhe ka më pak lëvizje. Ky aks herë pas here ka postblloqe, për shkak dhe të ankesave në atë zonë se shkojnë në televizione pak më lart. Por dhe ngjarjeve të tjera. Por në atë moment nuk ka pasur prezencë. Personi ka dalë nga lokali, e kanë thirrur dhe është qëlluar me 5 plumba dhe ata janë larguar me një makinë. Është qëlluar me armë të shkurtër, 9 mm, nuk është dëgjuar. Mund ta  kenë parë dëshmitarët që ra personi dhe nuk kanë dëgjuar. Kanë qenë një shofer dhe dy ekzekturorë të cilët sapo e kanë parë që ka dalë nga lokali e kanë ndjekur nga pas dhe e kanë ekzekutuar. Sapo personi doli për të shkuar te makina e kanë ndjekur nga pas për ta qëlluar”, tha ai në “Euronews Albania”.  

 

Lini një Përgjigje