TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Nëntor 2024, 21:22

Çfarë itinerari ndoqën vrasësit e Klaudio Prendit? Karamuço tregon si u larguan nga "Xhamlliku" drejt Farkës

Shkruar nga Pamfleti

Çfarë itinerari ndoqën vrasësit e Klaudio Prendit?

Eksperti  i kriminalistikës Ervin Karamuço ka treguar itinerarin që kanë ndjekur autorët që ekzekutuan djalin e ish-gjyqtarit Fran Prendi, 27-vjeçarit Klaudio Prendi.

Ai vra pak pas mesnate, sapo doli nga një lokal te zona e “Xhamllikut”. Autorët i janë afruar me makinë dhe më pas e kanë qëlluar me silenciator me 5 plumba. Më pas makina e tyr u gjet e djegur pranë Liqenit të Farkës. Sipas Karamuços, ata kanë pasur një plan të mirëdetajuar të vrasjes dhe largimit më pas.

Është njëjti itinerar që përshkon pallatet, vazhdon në Unazën e Madhe, del afër TEG. Kalon këtu dhe futet në zonë e Farkës për te liqeni ku dhe kanë djegur makinën. Ose mund të kenë rrugën që kalon nga Autotraktori, ose Unazën e Re. Unaza e re ka një gjë se në rrethorrtullim ka gjithmonë patrulla policie natën. Por dhe mund të mos kenë qenë në atë moment efektivët sepse ata janë me rotacione. Kam përshtypjen se kanë pasur të dhëna të qarta se si do të largohen. E kanë planifikuar që mos pikasen. Nënse do kishte dëshmitarë në vendngjarje, pastaj dhe dëshmitarët e kanë problem se merren me peronin që qëllojnë dhe nuk shohin autorët. Duhet të merren me makinën, targën, ngjyrën. Nëse thua thjesht u vra, s’ka informacion policia”, tha ai në “Euronews Albania”.

 

Lini një Përgjigje