
Marshimi do të nisë nga shkolla “Fan Noli” dhe do të përfundojë përpara Ministrisë së Arsimit.
Pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani ditën e djeshme, pas një sherri pranë shkollës “Fan Noli”, qytetarët kanë paralajmëruar protestë.
Një marshim-protestë do të mbahet ditën e enjte, në orën 11:00, për të kërkuar drejtësi dhe masa më të forta sigurie në shkolla. Marshimi do të nisë nga shkolla “Fan Noli” dhe do të përfundojë përpara Ministrisë së Arsimit.
Prindër, mësues dhe qytetarë janë ftuar të bashkohen nën moton: “Prindërit në protestë për jetën, sigurinë dhe arsimin e fëmijëve!”.
Prindërit dhe qytetarët nga reagimet, kanë kërkuar dhe kanë bërë thirrje që ngjarje të tilla të mos përsëriten, duke theksuar nevojën për masa urgjente që rrisin sigurinë dhe parandalojnë dhunën në shkolla.
Si ndodhi ngjarja?
Një sherr mes të miturish në rrjetet sociale përfundoi në tragjedi, ku mbeti i vdekur nxënësi i shkollës "Fan Noli" në Tiranë.
Sherri mes dy të rinjve ka ndodhur në oborrin e shkollës që prej ditës së premte, dhe “sqarimi” do bëhej të hënën, por rezultoi të ishte fatale. Konflikti mes tyre ndodhi pasi u shtynë dhe u shanë brenda në oborrin e shkollës.
14-vjeçari Mario Perlleshaj qëlloi disa herë me thikë me thikë në bark dhe gjoks Canin disa metra larg shkollës. Gjithashtu, një tjetër i mitur u plagos dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
I mituri u arrestua nga policia dhe akuzohet dy vepra penale: “Vrasja me dashje e kryer ndaj të miturit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
"Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në rrugën “Qemal Stafa”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ndaj Personit arrestuan një të mitur 14 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje e kryer ndaj të miturit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 79 pika a dhe 279 të Kodit Penal.
Ky shtetas, ditën e djeshme, në afërsi të shkollës “Fan Noli”, për motive të dobëta është konfliktuar me dy bashkëmoshatatët e tij dhe gjatë konfliktit i ka goditur ato me mjet prerës. Gjatë konfliktit janë dëmtuar të 3 të miturit.
Si pasojë e plagëve të marra njëri nga 14-vjeçarët ka ndërruar jetë në spital, ndërsa tjetri, së bashku me autorin e dyshuar ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje