
Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi sot masat e sigurisë për presidentin e Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe deputeten Monika Kryemadhi.
Lidhur me këtë ka folur avokati i Ilir Metës, Genc Gjokutaj i cili tha se vendimet e dy gjykatave janë të paarsyetuara.
Ai paralajmëroi se pas ndjekjes së rastit në shkallët e gjyqësorit shqiptar, nëse është e nevojshme, do e ndjekin atë edhe në gjykatën ndërkombëtare.
“Gjykata e Apelit është si GJKKO në mos më keq. Vendimet e dy gjykatave janë të paarsyetuara. Sistemi i drejtësisë është sorosifikuar. Z Meta atë ditë ka qenë në Kosovë. Meta e ka ditur procesin dhe nuk mund të intimidojë dhe as të prishë provat. Nuk i kemi humbur shpresat, këta gjyqtarë do nisin të dëgjojnë, sepse nuk mund të ecet me këtë formë, që gjithë opozita në burg dhe këta “korrin suksese çdo ditë”. Do konsumojmë të gjitha shkallët e drejtësisë shqiptare, por nëse është nevoja do t’i drejtohemi edhe drejtësisë ndërkombëtare”, tha Gjokutaj.
Lini një Përgjigje