
Artan Sako është lakuar shpesh për aktivitetin e tij, ku në të paktën dy procedime të mëparshme të SPAK, kompania që posedon, 2T shpk, rezulton se ka marrë pjesë në tendera publikë.
Muajin e kaluar, biznesmeni Artan Sako, vëllai i ish-drejtorit të Gardës së Republikës Gramoz Sakos, u paraqit në SPAK, strukturë e cila po godet korrupsionin me tendera.
Sako është administrator dhe bashkëpronar me Dritan Troskin i kompanisë klienteliste 2T shpk, pas të cilës dyshohet se qëndron Gramoz Sako.
Artan Sako është pyetur në SPAK në cilësinë e personit në dijeni, por ende nuk dihet zyrtarisht rreth çështjes për të cilën po heton SPAK dhe që mund të jenë implikuar Artan dhe ndoshta Gramoz Sako.
Artan Sako është lakuar shpesh për aktivitetin e tij, ku në të paktën dy procedime të mëparshme të SPAK, kompania që posedon, 2T shpk, rezulton se ka marrë pjesë në tendera publikë.
Kompania 2T, pas të cilës dyshohet se fshihet ish kreu i Gardës, Gramoz Sako, hyri fuqishëm në tendera duke futur duart në buxhetin e shtetit pas ardhjes së PS-së në pushtet në 2013.
Gjatë 10 viteve të fundit, kompania 2T ka marrë rreth 230 milionë euro tendera publikë, e vetme dhe në bashkëpunim, me garë formale dhe pa garë, kryesisht me pazar në tavolinë, pra me paracaktim dhe në shumë raste me oferta fituese gati sa fondi limit.
Përfituese edhe e dy koncensioneve, ka dyshime të forta se kompania 2T përfaqëson një nga linjat më të fuqishme dhe të konsoliduara të korrupsionit me tendera.
Ndërkaq, në deklarimin e pasurisë në ILDKPKI, Gramoz Sako, në një rast, ka deklaruar se bashkëshortja e tij ka marrë një hua me vlerë 63 mijë euro tek vëllai i tij, Artan Sako, për t’i investuar në klinikën e saj dentare.
Bëhet fjalë për klinikën, të cilën Komisioni i Vettingut në Polici e konsideroi si problematike sa i takon lëvizjes së parave.
Po a janë 63 mijë euro shuma e vetme që Gramoz Sako ka marrë nga i vëllai Artan Sako, i cili ka marrë dhjetëra milionë euro para publike?!
Një hetim i thelluar i SPAK, duke ndjekur rrugën e parave, ndoshta do të zbulonte çudira.
Disa nga drejtorët dhe kryebashkiakët që kanë firmosur tendera miliona euro për kompaninë 2T, sot janë në burgun e Fierit, ndërsa të tjerë janë nën hetim për korrupsion nga SPAK dhe shumë shpejt pritet të akomodohen në këtë burg./Prapaskena
Lini një Përgjigje