
Shokët e Martin Canit, 15-vjeçarit që mbeti i vdekur dje pas një sherri pranë shkollës “Fan Noli” janë të tronditur pas ngjarjes së rëndë.
Njëri prej tyre, ka rrëfyer për “Shqipëria Live” se sherri mes dy të rinjve ka ndodhur në oborrin e shkollës që prej ditës së premte, dhe “sqarimi” do bëhej të hënën, por rezultoi të ishte fatale.
Ai tha se sherri ndodhi pasi u shtynë dhe u shanë brenda në oborrin e shkollës.
“Sherri ndodhi të premten te shkolla. Viktima e shau atë dhe autori e qëlloi. U zunë për një shtyrje në oborrin e shkollës. Nuk është e vërtetë që janë zënë për një vajzë, por një sherr që ka ndodhur te oborri i shkollës.
Janë zënë me mesazhe dhe e lanë pas shkolle qe të sqaroheshin. Kur dolëm nga shkolla isha me Martinin, unë ndërrova rrugë, ai shkoi të sqarohej. Pash Martinin në tokë, por nuk e pashë momentin e sherrit. Lajmëruam policinë dhe ambulancën”-tregoi shoku i Martinit.
Veprimi i autorit pas ngjarjes
Ajo që është më tronditëse në këtë histori është veprimi i autorit të ngjarjes, M.P., i cili ka postuar fotot dhe video ne rrjetet sociale me armën e dyshuar të krimit dhe plagët që kishte marrë edhe vetë. Në një foto, adoleshenti shihet në makinë, me krahun e plagosur, dhe me dorën e majtë të ngritur në shenjë fitoreje.
Lini një Përgjigje