Oficerja e policisë pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë ku u vra me thikë një 14-vjeçar, Jetmira Kuka, u shpreh se fëmijët janë konfliktuar jashtë ambienteve të këtij institucionit.
E pyetur nga mediat, pasi prindi i fëmijës që ka mbetur i plagosur pretendon se sherri mes autorit të dyshuar dhe viktimës ka ndodhur në oborrin e shkollës të premten, e më pas janë konfliktuar sërish, ajo tha se policia është duke u marrë me rastin.
Kujtojmë se një ditë më parë babai i 14-vjeçarit që mbeti i plagosur dhe ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës, tha se fillimisht sherri ka ndodhur të premten në oborrin e shkollës, kur autori i dyshuar e ka goditur me grusht viktimën.
Si nisi sherri?
Gjithçka nisi rreth orës 13:10 të së hënës, menjëherë në përfundim të orarit mësimor. Fillimisht, në sherr u përfshinë një grup adoleshentësh të moshës 14 dhe 15 vjeç. Ata ishin nxënës në shkollën “Fan Noli”, 200 metra larg vendit ku ndodhi dhe ngjarja, dhe disa të tjerë, nxënës në një shkolle në Sauk.
Pas debateve me fjalët banale, sherri vijoi mes tre adoleshentëve, të cilët morën dhe lëndime me thikë. Një orë pasi mbërriti në spitalin e Traumës, 14-vjeçari Martin Cani humbi jetën.
Të premten, gjatë debatit të tyre ka ndërhyrë roja i sigurisë që i ka ndarë, por të hënën dy të miturit ishin përleshur ne banjat e shkollës, shkruan A2 CNN. Më pas, viktima ka lajmëruar shokun e tij që ishte nxënës në Sauk. Pas mbarimit të mësimit ata kanë dalë dhe janë konfliktuar fizikisht disa metra larg shkollës “Fan Noli”.
Motivet e krimit
Policia nuk ka ende të qartë motivet e krimit. Por nga veprimet paraprake ka dyshime që adoleshentët të jenë konfliktuar disa ditë më parë që në rrjetet sociale. Në polici janë shoqëruar disa nxënës që ishin dëshmitarë të këtij konflikti që përfundoi tragjikisht me një vrarë e dy të plagosur. Ata janë marrë në pyetje në prani të psikologut.
Veprimi i autorit pas ngjarjes
Ajo që është më tronditëse në këtë histori është veprimi i autorit të ngjarjes, M.P., i cili ka postuar fotot dhe video ne rrjetet sociale me armën e dyshuar të krimit dhe plagët që kishte marrë edhe vetë. Në një foto, adoleshenti shihet në makinë, me krahun e plagosur, dhe me dorën e majtë të ngritur në shenjë fitoreje.
Lini një Përgjigje