TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Nëntor 2024, 11:25

Ekzekutimi i Klaudio Prendit te Xhamlliku, tre autorët lëvizën me 'Audi A4' me targa greke; zbardhet skema si u bë vrasja

Shkruar nga Pamfleti
Ekzekutimi i Klaudio Prendit te Xhamlliku, tre autorët lëvizën me
Klaudio Prendi

Një atentat mafioz i mori jetën 28-vjeçarit Klaudio Prendi në orët e para të mëngjesit të së martës në një lokal në rrugën “Xhanfize Keko”, pranë zonës që njihet si Xhamlliku.

Menjëherë autorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes dhe kanë shkuar në Farkë, pasi aty është gjetur një makinë e djegur me targa greke që dyshohet se është e autorëve.

Ekzekutimi i Klaudio Prendit te Xhamlliku, tre autorët lëvizën me

Makina e autorëve me të cilët dyshohet se janë 3, ka ardhur nga rruga e Freskut për në zonën e Xhamllikut, kur edhe kryen krimin.

28-vjeçari sapo kishte dalë nga një lokal në zonë dhe është futur në automjetin e tij G-Class, kur është qëlluar disa herë në kokë dhe në kraharor.

Menjëherë autorët janë larguar me shpejtësi drejt rrethit të Shkozës dhe kanë djegur makinën në afërsi të liqenit të Farkës.

Brenda automjetit të djegur, tip Audi A4 me targa greke, nuk është gjetur arma e krimit.

Klajdi Prendi ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra në kokë dhe kraharor. Sipas informacioneve, i riu kishte pasur disa sherre me persona të tjerë, të cilët po hetohen nga policia.

Autorët, të cilët dyshohet se ishin 3, shoferi, qitësi dhe një person që i ka ndihmuar për t'u larguar, e kanë vëzhguar djalin e ish-gjyqtarit. Ata e kanë pritur të riun, që ishte në lokal me miqtë, derisa doli dhe në momentin që po hipte në makinën e tij e kanë qëlluar me silenciator. 27-vjeçari mori të paktën 5 plumba në trup, dy prej tyre në kokë dhe gjoks që ishin fatale. 

Shokët e viktimës dalë kanë me vrap nga lokali dhe e kanë nisur Prendin drejt spitalit të Traumës, por ai nuk u mbijetoi dot plagëve.

Një skemë tipike atentati.

Makina e autorëve ka ardhur nga zona e Freskut dhe pas vrasjes e kanë djegur ‘Audi'-n në zonën e Farkës. Pasi kanë qëlluar drejt të riut, shoferi dhe qitësi, janë larguar në drejtim të qendrës dhe mjeti duke u djegur rreth orës 01:05 në Farkë. Një person i tretë dyshohet se i ka ndihmuar të largohen dhe se në mjetin e shkrumbuar të autorëve nuk është gjetur arma që u përdor për ekzekutimin e të riut. 

klaudio prendi

Lini një Përgjigje