TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Nëntor 2024, 11:09

Ekzekutimi mafioz te Xhamlliku, makina luksoze “G-Class” e 28-vjeçarit mbërrin në ambientet e policisë (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Ekzekutimi mafioz te Xhamlliku, makina luksoze “G-Class” e
Mercedes G-Class i viktimës

Ekzekutimi mafioz i djalit të ish-gjyqtarit të Krimeve të Rënda, Fran Prendi, ka tronditur kryeqytetin orët e vona të mesnatës së djeshme.

28-vjeçari Klaudio Prendi është qëlluar me plumb në kokë dhe në gjoks në mjetin e tij, ndërsa ndodhej në rrugën “Xhanfize Keko”.

I riu ka humbur jetën në vend, ndërsa policia vijon hetimet dhe kërkimet për autorin ose autorët.

Mjeti i viktimës, një Mercedes G-Class, tashmë ndodhet në ambientet e policisë, për të vijuar më pas me procedurat, si provë materiale.

Nuk dihen ende arsyet apo shkaqet që kanë çuar në ekzekutimin mafioz të të riut, ndërsa hetimet vijojnë.

Ekzekutimi mafioz te Xhamlliku, makina luksoze “G-Class” e

Pas ekzekutimit me breshëri plumbash të Klaudio Prendit, djalit të ish-gjyqtarit Fran Prendi, policia e Tiranës ka nisur hetimet.

Në njoftimin e shpërndarë mëngjesin e sotëm, policia thotë se është ngritur një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë ligjor të saj, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.

Sipas Policisë ngjarja ndodhi rreth orës 00:36, në rrugën "Xhanfize Keko", ku 30-vjeçari Klaudio Prendi është qëlluar me armë zjarri. Ai u transportua në spital, por ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

Më pas rreth orës 01:05, në afërsi të Liqenit të Farkës është konstatuar duke u djegur një mjet tip "Audi", që dyshohet se u përket autorëve.

Fran Prendi ka ushtruar detyrën e gjyqtarit në ish-Gjykatën për Krimet e Rënda prej vitit 2006, detyre që e vijoi për një vit edhe në Gjykatën e Posaçme. Në nëntor 2020 ai u largua nga sistemi i drejtësisë me dorëheqje, pa kaluar në filtrat e vetingut.

Firmën e tij si kryesues e mbajnë dhjetëra vendime gjyqësore,  mes të cilave ai ndaj Emiliano Shullazit dhe grupit të tij në vitin 2018, si edhe ndaj Salvatore Lettizias, një anëtar i Camorras italiane, për masakrën me tre viktima   në bulevardin "Zogu I" në vitin 2015.

Lini një Përgjigje