TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Nëntor 2024, 10:22

Me 56 kg drogë në kamion drejt Turqisë, arrestohen në Kapshticë babë e bir nga Tirana

Shkruar nga Pamfleti

Me 56 kg drogë në kamion drejt Turqisë, arrestohen në

Policia kufitare e Kapshticës ka arrestuar babë e bir nga Tirana pasi në kamionin me të cilën po lëviznin, u gjet drogë.

Burime bëjnë me dije se droga e gjetur në kamion e cila arrin deri në 56 kg kishte destinacion Turqinë nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Kapshticës.

Babë e bir Dashmir Hamazaraj (pasagjer në mjet) dhe Amanti Hamazaraj (shofer) përkatësisht 68 vjeç dhe 35 vjeç, banues në Tiranë, kanë deklaruar në polici se nuk kanë dijeni për sasinë e drogës të gjetur në kamionin.

Sipas burimeve nga policia kamioni u fut në skaner sipas proçedurave dhe atje u konstatua lënda narkotike e fshehur në rimorkio. Mësohet se ka të tjerë persona përfshirë dhe policia po heton rastin.

Me 56 kg drogë në kamion drejt Turqisë, arrestohen në

"Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Korçë, në bashkëpunim me DVKM Korçë, operacioni i koduar “Shufrat”, për goditjen e një rasti të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike.

Gjatë operacionit u sekuestruan 56 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, kamioni ku ishte fshehur lënda narkotike dhe 1300 euro.

Në kuadër të operacionit u arrestuan shtetasit: D. H., 68 vjeç dhe A. H., 35 vjeç, banues në Tiranë (babë e bir).

Në PKK Kapështicë, në dalje të RSh-së, shërbimet e Policisë, bazuar në inteligjencën policore, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, automjetin kamion me drejtues shtetasin A. H dhe pasagjer shtetasin D. H. Gjatë kontrollit, në pjesën e tavanit të rimorkios së kamionit u konstatuan të montuara 44 shufra metalike, në të cilat ishin fshehur sasi lënde narkotike cannabis sativa, me peshë totale 56 kilogramë.

Në vijim të veprimeve procedurale u shpall në kërkim shtetasi F. K., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet si posedues i lëndës narkotike dhe bashkëpunëtor në trafikimin e saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme", njofton policia. 

Lini një Përgjigje