TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Nëntor 2024, 09:14

Hyri në shtëpinë e të moshuarit për të grabitur, arrestohet 37-vjeçari shqiptar në Greqi

Shkruar nga Pamfleti

Hyri në shtëpinë e të moshuarit për të grabitur,

Një 37-vjeçar shqiptar ëhsrtë arrestuar nga policia greke, pasi tentoi të grabiste një shtëpi në zonën Oreokastro në Selanik.

Konkretisht, në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, autori ka hyrë në shtëpinë e një shtetasi 66-vjeçar, por është vënë re nga pronari, i cili e ka ndjekur dhe e ka bllokuar, si pasojë është arrestuar nga policia.

Bëhet e ditur se gjatë përleshjes, ai ka arritur të godasë 66-vjeçari në trup me një send metalik, ndërsa pas arrestimit i janë gjetur dhe konfiskuar një çelës makine, një orë dore dhe 200 euro cash, të cilat i kishte vjedhur.

Nga hetimet e mëtejshme rezultoi se vula e hyrjes në pasaportën e tij ishte false dhe ai banonte ilegalisht në Greqi, si dhe rezultoi se në periudhën 06-23.10.2024, ai ka kryer pesë vjedhje të tjera të banesave në të njëjtën zonë, nga të cilat ka marrë një shumë totale prej 550 euro, mjete të ndryshme dhe sende personale, si dhe katër makina, dy prej të cilave u gjetën dhe i’u dorëzuan viktimave.

Lini një Përgjigje