TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Nëntor 2024, 09:12

Vrasja e Klaudio Prendit, viktima kishte pak kohë që ishte kthyer nga jashtë; zbardhet itinerari i autorëve

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e Klaudio Prendit, viktima kishte pak kohë që ishte kthyer nga

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ekzekutimi në mesnatë i Klaudio Prendit, djalit të ish-gjyqtarit, Fran Prendi.

Mësohet se viktima Klaudio Prendi kohët e fundit kishte disa sherre me persona të tjerë, konflikte që po hetohen nga policia. Ai nuk kishte shumë kohë që ishte kthyer nga jashtë shteti.

Burime bëjnë me dije se makina e autorëve ka ardhur nga rruga e Freskut. Sapo i riu ka dalë nga lokali dhe është futur në makinën e tij, autorët e kanë qëlluar ku plumbat e kanë kapur në kokë dhe kraharor. Menjëherë autorët janë larguar me shpejtësi drejt qendrës.

Shokët e viktimës dalë kanë me vrap nga lokali. Kanë hipur në makinën e viktimës dhe janë nisur drejt spitalit të Traumës.

Lini një Përgjigje